Pamje: Lojtarëve të klubit të La Ligës iu ngec makina në borë, detyrohen ta shtyjnë me dorë

  • S.A /
  • 11 January 2021 - 09:53
Pamje: Lojtarëve të klubit të La Ligës iu ngec makina në borë, detyrohen ta shtyjnë me dorë

Lojtarët e Getafes janë detyruar ta shtyjnë me dorë makinën e tyre të ngecur në borë, rrugës për në hotelin e ekipit.

Skuadra e Jose Bordalas u akomodua në një hotel afër aeroportit të Madridit të dielën, para se të udhëtojë drejt Elche të hënën (sot).

Ndeshja e Getafes kundër Elches u shty në mënyrë që kjo e para të jetë në gjendje të mbërrijë në Elche e sigurt, pas stuhisë së borës në Spanjë gjatë fundjavës.

 Erick Cabaco, Francisco Portillo, Mathias Olivera and Cucho Hernandez u detyruan ta shtynin makinën e tyre nëpër borë në Madrid gjatë rrugës për në hotel.

“Duke u mundua të shkojmë në hotel, në mënyrë që të mundë të luajmë”, shkroi Cabaco në përshkrimin e videos që e kishte postuar në rrjetet sociale.

“Do ta rregullojmë këtë dhe nesër do të luajmë”, shtoi ai. 

https://tiger.cdnja.co/v/rl/rLgpN.mp4?secure=FuWe0DZKkRxe4G4pV55fjg&expires=1610361000

https://tiger.cdnja.co/v/l2/l2A0z.mp4?secure=64hyoJd3qZfMo8kLoDEp5A&expires=1610361000

(Kosova Sot Online )