Diaz bind, Milani i gatshëm ta blejë kartonin e tij

  • S.A /
  • 12 January 2021 - 10:09
Diaz bind, Milani i gatshëm ta blejë kartonin e tij

Milani është bindur nga paraqitjet e Brahim Diaz në fanellën kuqezi dhe së shpejti do t’i nisë bisedimet me Real Madridin për ta blerë kartonin e tij.

Sulmuesi spanjoll iu bashkua Milanit verën e kaluar në një marrëveshje huazimi, por kuqezinjtë dëshirojnë ta kenë atë në pronësi.

21-vjeçari i ka shënuar katër gola dhe i ka dhuruar tri asiste në 21 paraqitje për Miklonin në të gjitha garat deri tani këtë sezon.

Lideri i Serie A nuk dëshiron ta lërë Diazin të kthehet në Madrid kur t’i mbarojë marrëveshja e huazimit në verë.

Sipas Il Corriere dello Sport, Milani dhe Real Madridi do të ulët së shpejti për të biseduar për Diazin.

Synimi i Milanit është që, edhe nëse nuk mund ta blejë kartonin e tij, të paktën ta zgjasë për edhe një vit huazimin e Diaz.

(Kosova Sot Online )