Interi në epërsi kundër Fiorentinës

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 16:01
Interi në epërsi kundër Fiorentinës

Interi është duke fituar 1:0 kundër Fiorentinës, pas pjesës së parë në 1/8 e finales së Kupës së Italisë në Firencë.

Arturo Vidal shënoi për 1:0 për Interin në minutën e 40-të.

Mesfushori kilian shënoi nga penalltia, të cilën e kishte fituar bashkëkombësi i vet Alexis Sanchez.

Fituesi i këtij takimi takohet me Milanin në çerekfinale.

https://streamable.com/gs2bio

(Kosova Sot Online )