Fiton Interi – në çerekfinale do të luan kundër Milanit

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 17:47
Fiton Interi – në çerekfinale do të luan kundër Milanit

Ndeshja e rregullt Fiorentina-Inter ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. Inter shënoi në pjesën e parë me Vidal që u tregua i saktë nga penalltia, derisa Fiorentina barazoi rezultatin me një gol të bukur në pjesën e dytë nga Kouame. Për të përcaktuar fituesin ndeshja  shkoi në vazhdime e të cilat sollën një gol në miunutën e 119-të nga Romelu Lukaku. Inter do të përballet me Milanin në çerekfinale të Kupës së Italisë  

Ndeshja e rregullt Fiorentina-Inter përfundoi e barabartë dhe për këtë u deshën vazhdimet me dy pjesë nga pesë minuta.

Fituesi u përcaktua me vazhdime ku në minutën e 119-të Lukaku shënoi gol me kokë për ta vendosur fituesin e kësaj ndeshjeje.

Gjatë pjesës së parë Interi ishin më të mirë skuadra e Contes kaloi në epërsi në minutën e 40-të ku nga pika e bardhë shënoi Vidal.

Në fillim ë pjesës së dytë më të mirë ishin Fiorentina e ku shënuan në minutën e 57-të golin e barazimit.

Ishte Koume që shënoi një gol të bukur.

Sanchez pati mundësinë më të mirë për ta kaluar Interin në epërsi në minutën e 83-të te ndeshjes por nuk e arriti një top në zonë të dhënë nga Kolarov.

Bonaventura ndërkaq pati po ashtu një mundësi të mirë ku pas një soloaksioni goditi topin por priti portieri slloven, Handonovic.

Kështu ndeshja ka shkuar në vazhdime.

Në 15 minutat e parë të vazhdimeve Interi ishte dukshëm një skuadër më e mirë se Fiorentina.

Alexis Sanchez pati rastin më të mirë për të shënuar në minutën e 101-të derisa në minutën e 105 Eriksen bëri një super goditje por priti portieri Terraciano.

Pjesa e dytë e shtesave ishte më e mirë por që Fiorentina luante sigurt në mbrojtje.

Këtu meritat më të mira i pati portieri i Fiorentinës, Terraciano i cili bëri një pritje bravuroze pas goditjes se Lukaku me kokë në minutën e 116.

Edhe Fiorentina ishte më e mirë në këtë pjesëlojë pasi që disa herë pati goditje në portë të Handanovic por që slloveni nuk pati shumë vështirësi për t’i pritur ato.

Sulmet e Interit u shpaguan pasi që në fund të ndeshjes do të shënonte Lukaku, një gol që e kualifikoi Interin në çerekfinale të Kupës së Italisë, e ku do të përballen me skuadrën e Milanit. 

(Kosova Sot Online)