Kjo është blerja e parë e Milanit këtë afat kalimtar

  • S.A /
  • 14 January 2021 - 13:56
Kjo është blerja e parë e Milanit këtë afat kalimtar

Goditja e parë e Milanit në afatin kalimtar të janarit është Soualiho Meite i cili mund të konsiderohet praktikisht një futbollist i kuqezinjve.

Milani ka arritur akordin me Torinon për mesfushorin francez i cili në orët e ardhshme do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të bashkohet me skuadrën e tij të re në stërvitje.

Një përforcim i rëndësishëm ky për Stefano Piolin duke parë edhe emergjencën që ka Milani në repartin e ndërmjetëm gjatë kësaj periudhe dhe mund të jetë i gatshëm që për transfertën ndaj Cagliarit.

Meite transferohet te Milani në formë huazimi me të drejtë blerjeje për një total prej 10 milionë eurosh.

26-vjeçari i cili përpara se të transferohej te Torino është aktivizuar në Francë dhe Belgjikë, me skuadrën Granata në këto dy sezone e gjysmë ka luajtur në 93 takime duke realizuar dhe 4 gola.

(Kosova Sot Online )