Hera e fundit kur Man Utd ishte në vendin e parë në Premierligë

  • S.A /
  • 15 January 2021 - 10:33
Hera e fundit kur Man Utd ishte në vendin e parë në Premierligë

Manchester United e kaloi për tri pikë Liverpoolitnnë krye të tabelës së Premierligës pasi arriti një fitore 1-0 ndaj Burnleyt të martën. Fitorja i vendosi “Djajtë e Kuq” në vendin e parë me 36 pikë nga 17 ndeshje, para duelit të madh të së dielës ndaj Liverpoolit. Kështu, pas më shumë se tri viteve, Manchester United doli në vendin e parë në Premierligë.

Hera e fundit kur “Djajtë e Kuq” prinin në Premierligë ishte shtatori i vitit 2017. Gjithashtu, kjo është hera e parë që Manchester United është në krye të ligës pas 17 ndeshjeve që nga dhjetori i vitit 2012.m Ata vazhduan formën e mirë dhe fituan titullin e tyre të 20-të në ligë atë sezon, sezon në të cilin Fergusoni i dha lamtumirën klubit.

(Kosova Sot Online )