Ylldren Ibrahimaj transferohet në Rusi

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 12:50
Ylldren Ibrahimaj transferohet në Rusi

Ylldren Ibrahimaj ka vendosur të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tashmë është zyrtare që ai është transferuar në Rusi, te ekipi Ural, kurse prezantimi i tij te klubi i ri është bërë sot.

Para se të kalonte në Rusi, 25 vjeçari ishte pjesë e ekipit norvegjez, Viking, ndërsa ka bërë karrierë tjera norvegjeze, Mjondalen dhe Arendal Fotball.

Po ashtu, ai është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

(Kosova Sot Online)