Fitorja e fundit e Interit ndaj Juventusit daton që nga viti 2016

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 11:51
Fitorja e fundit e Interit ndaj Juventusit daton që nga viti 2016

Me fillim nga ora 20:45, në program do të jetë derbi i madh në Serie A. Interi e pret Juventusin në “Giuseppe Meazza”.

Fitorja është “jetike” për të dy klubet, të cilat po garojnë për titull.

Interi momentalisht gjendet më mirë se Juventusi në tabelë, teksa ka 37 pikë, tri më shumë se “Zonja e Vjetër”.

Statistikë interesante është ajo që Interi nuk ka shënuar fitore ndaj Juventusit prej shtatorit të vitit 2016.

Atëbotë, Interi triumfoi 2:1 ndaj Juventusit, ndërsa trajner i “Nerazzurëve” ishte Frank De Boer.

Në shtatë përballjet e fundit në Serie A, Juventusi ka regjistruar katër fitore dhe tri barazime, ndërsa Interi nuk e ka shijuar më fitoren.

(Kosova Sot Online)