Hadërgjonaj e Voca startojnë për skuadrat e tyre

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 16:49
Hadërgjonaj e Voca startojnë për skuadrat e tyre

Futbollistët kosovarë, Idriz Voca dhe Florent Hadërgjonaj do të startojnë për skuadrat e tyre në Turqi.

Për Ankaragucun do të startojë Voca në ndeshjen ndaj Fenerbahces në udhëtim.

Përveç Vocës në formacionin bazë është edhe shqiptari, Endri Cekici.

Kurse, Florent Hadërgjonaj është bërë startues i padiskutueshëm për Kasimpasan.

Kasimpasa luan si vendas ndaj Erzurum BB. Të dyja këto ndeshje startojnë nga ora 17:00.

(Kosova Sot Online)