Gjilani barazon në miqësoren kundër Strugës

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 18:35
Gjilani barazon në miqësoren kundër Strugës

Gjilani barazon në miqësoren kundër Strugës Skuadra jonë në takimin testues kundër skuadrës së Strugës, ka barazuar me rezultat 3 me 3.

Ishte ndeshje mjaft interesante e zhvilluar sot në Durrës, ku u shënuan plot 6 gola, me skuadrën gjilanase që kishte edhe disa mundësi të tjera shënimi.

Golat për Gjilanin i realizuan, Bushiq në pjesën e parë dhe Progni me dopietë në pjesën e dytë të takimit.

Trajneri Bylbyl Sokoli inkuadroi të gjithë futbollistët e tij në këtë ndeshje, duke përfshirë edhe Ardin Dallkun, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori, të cilët gjenden në fazën testuese nga klubi gjilanas.

Futbollistët startues ishin Terziu, Kastrati, Rapa, Dallku, Govori, Keita Aziz, Dautaj, Dubova, Çyrbja, Kelmendi, Bushiq. 

(Kosova Sot Online)