Punë e vështirë për Chelsean sonte

  • S.A /
  • 19 January 2021 - 15:18
Punë e vështirë për Chelsean sonte

“Blues” do ta vizitojnë sonte Leicester Cityn, i cili po shfaq formë të shkëlqyeshme këtë sezon.Chelsean e pret një punë e vështirë sonte. “Blues” do ta vizitojnë Leicester Cityn, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të Premierligës.Të Kaltrit e Londrës aktualisht gjenden në pozitën e shtatë në tabelë me 29 pikë dhe nuk kanë vend për gabime, nëse duan ta kapin një vend që çon në Champions League.

Andaj, të besuarit e Frank Lampardit do ta kërkojnë këndelljen në ndeshjen e sontme. Nga ana tjetër, Leicesteri këtë sezon ka shfaqur formë të shkëlqyer dhe aktualisht është i treti, vetëm dy pikë prapa liderit Manchester United. Pa dyshim, kjo është njëra prej ndeshjeve kryesore të kësaj xhiroje. Dueli në mes të Leicester Cityt dhe Chelseat fillon në orën 21:15. Paraprakisht, sonte do të luajnë West Ham United kundër West Bromwich Albion. 

(Kosova Sot Online )