Arthur preferon Ronaldon para Messit

  • A.P /
  • 19 janar 2021 - 18:43
Arthur preferon Ronaldon para Messit

Mesfushori i Juventusit, Arthur ka luajtur me të dy, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, por shpjegon pse ai do të zgjidhte CR7.

Ish-futbollisti i Barcelonës u pyet nga Desimpedidos do Brasil me kë preferonte të luante mes Messit dhe Ronaldos.

“Ata të dy janë udhëheqës të shkëlqyeshëm, por ata kanë një mënyrë shumë të ndryshme për të bërë të ndihet ndikimi i tyre,” u përgjigj Arthur.

“Leo nuk flet shumë, por ai e bën të njohur praninë e tij në fushë me talentin dhe dëshirën e tij për të qenë protagonist. Cris, nga ana tjetër, flet shumë me të gjithë dhe është një prani e madhe në dhomën e zhveshjes. Ai gjithashtu është padyshim shumë i etur për të pasur topin dhe për të shënuar gola. Nuk është një pyetje e lehtë për t’u përgjigjur, sepse ata janë dy lojtarë fantastikë, por midis të dyve do të zgjidhja Cristiano” – u shpeh Arthur.

Ai u transferua nga Barcelona në Juventus në afatin kalimtar të verës. 

(Kosova Sot Online)