UEFA krahason golin e Kastratit me të Griezmannit

  • A.P /
  • 19 January 2021 - 21:08
UEFA krahason golin e Kastratit me të Griezmannit

UEFA herë pas here në rrjetet e saj sociale publikon video të ndryshme golash dhe të njëjtën gjë e bëri së fundmi.

Në faqen e UEFA Euro 2020 janë publikuar dy gola dhe komentuesve i është vënë mundësia e zgjedhjes se cili është më i bukur.

Bëhet fjalë për golin e talentit të Dinamos në ndeshjen e Kosovës ndaj Moldavisë në Ligën e Kombëve, që i siguroi Kosovës qëndrimin në Ligën C.

Kurse, Griezmann ia shënoi këtë gol nënkampionit të botës, Kroacisë.

(Kosova Sot Online)