Interi e ofron Eriksenin për Torreiran

  • S.A /
  • 20 January 2021 - 10:02
Interi e ofron Eriksenin për Torreiran

Interi është duke menduar për një marrëveshje shkëmbimi kokë më kokë Christian Eriksen-Lucas Torreira. Zikaltrit kanë nevojë për një zëvendësues të Marcelo Brozovicit dhe po mendojnë për mesfushorin e Arsenalit, i cili është i huazuar në Atletico Madridi këtë sezon.Për Torreiran, i cili ka luajtur për Sampdorian në të kaluarën, kanë shprehur interesim edhe Fiorentina dhe Torino. Trajneri Antonio Conte e kishte vendosur Eriksenin në rolin e organizatorit kundër Fiorentinës, por mesfushori danez u la në stol për 90 minuta kundër Juventusit të dielën dhe sipas shumë mediave italiane, zikaltrit dëshirojnë ta shesin atë.

26-vjeçari i ka bërë vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë sezon, derisa Torreria i ka zhvilluar 13 ndeshje për Atletico Madridin. Bisedimet mes Interit dhe Arsenalit nuk kanë nisur ende, por Erikseni mund të kthehet në Premierligë në huazim. 

(Kosova Sot Online )