Juventusi fiton trofeun e parë në këtë vit

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 23:15
Juventusi fiton trofeun e parë në këtë vit

Juventusi e ka fituar trofeun e saj të parë këtë vit, duke e mposhtur në finale të Superkupës së Italisë skuadrën e Amir Rrahmanit, Napoli. Golin e parë e shënoi Ronaldo kurse të dytin Morata derisa Insigne e humbi penalltinë në minutën e 80-të.

Juventusi ka fituar trofeun e parë për këtë vit duke e mposhtur skuadrën ku luan Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, Napoli.

Ishte një ndeshje e baraspeshuar me të dyja skuadrat që patën shanset e tyre për të shënuar

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Në atë të dytën, Juventus e kërkonte më shumë golin dhe para se të shënohej goli i parë në këtë ndeshje, Ronaldo dhe Kulusevski kishin disa sulme në drejtim të Napolit dhe portës së Ospinas.

Megjithatë gol nuk pati deri në minutën e 64-të.

Ishte Cristiano Ronaldo që do të shënonte gol pas një goditje nga këndi e ku topi i tij do të shkonte te ai dhe ai nga një afërsi prej dy metrave ku do ta mposhte Ospinën.

Napoli filloi të kthehet në lojë dhe për ta pati një penallti që u akordua në minutën e 80-të por që Lorenzo Insigne dështoi ta shënoi duke goditur topin jashtë.

Juventusi do të shënonte gol në minutën gjashtë shtesë të ndeshjes, gol i cili ja dha fitoren definitive dhe atë e shënoi Cristiano Ronaldo.

Në përgjithësi Juventusi ishte më i mirë se Napoli dhe kishte shtatë aksione në drejtim të portës së Ospinës, por Napoli kishte më shumë goditje në portë se Juventusi.

Edhe në këtë ndeshje nuk është inkuadruar mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës Amir Rrahmani e as ai i Shqipërisë, Elseid Hysaj.

 Ky është trofeu i parë i Juventusit që u fitua për këtë vit, derisa është në garë edhe për tri trofe të tjerë: Skudeton, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)