Edhe Zidane infektohet me koronavirus

  • G.G /
  • 22 January 2021 - 13:18
Edhe Zidane infektohet me koronavirus

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi spanjoll përmes një komunikate për media.

Në atë komunikatë thuhet vetëm se Zidane ka rezultuar pozitiv, por pa dhënë informacionet për shëndetin e tij apo se a ka simptoma apo jo.

Real Madridi nuk po kalon kohë të mira, kurse tani do të jetë edhe pa trajnerin e tyre në të paktën dy javët e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)