Rashani bëhet me ekip të ri

  • A.P /
  • 24 January 2021 - 11:53
Rashani bëhet me ekip të ri

Futbollisti i Kosovës, Elbasan Rashani ka vendosur të largohet nga Norvegjia dhe destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Turqia.

Anësori pritet të nënshkruajë një kontratë për një vit e gjysmë me klubin e Superligës së Turqisë, Erzurumspor.

Rashani refuzoi një kontratë me ekipin belg, Westerlo.

Ai do të vij në Turqi si lojtar i lirë, ndërsa sot do t’i kryejë edhe testet mjekësore.

(Kosova Sot Online)