Benzema e ëndërron rikthimin në Lyon

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 16:28
Benzema e ëndërron rikthimin në Lyon

Sulmuesi francez pritet të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni pas më shumë se një dekade

Sezoni aktual mund të jetë i fundit për Karim Benzeman në fanellën e Real Madridit.

Sulmuesi francez pritet t’i japë fund eksperiencës madrilene pas më shumë se një dekade.

Menaxheri i futbollistit, Karim Djaziri e ka konfirmuar këtë, duke mos e përjashtuar mundësinë e rikthimit të lojtarit në Lyon.

“Mendoj se ai do të rikthehet në Lyon. Më flet në mënyrë të vazhdueshme dhe i shikon të gjitha ndeshjet e skuadrës. Në mendjen e tij është diçka që ai e do, e ka Lyonin në zemër. Mendoj se është çështje kohe. Në ëndrrat e tij është që të kthehet në Lyon për të bërë gjëra të mëdha”, ka thënë menaxheri i Benzemas.

Ish-përfaqësuesi francez ka qenë qendërsulmuesi kryesor i Realit në dekadën e fundit.

Ai ka kontratë me “Los Blancos” deri më 30 qershor të vitit 2022.

Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga klubi mbretëror, ku fitoi gjithçka, gjatë verës që vjen. 

(Kosova Sot Online)