Interi me vlerë më të madhe se Milani

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 17:44
Interi me vlerë më të madhe se Milani

Inter dhe Milan do të përballen sonte në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë me fillim nga ora 20:45.

Të dyja këto ekipe po luftojnë fytafyt edhe në ligë, teksa zënë dy vendet e para në tabelë.

Por, cili ekip ka vlerë më të madhe aktualisht?

Sipas sajtit të njohur, Transfermarkt, Interi ka vlerë më të madhe sesa Milani.

“Nerazzurët” kapin vlerën e 607.3 milionë eurove, kurse “Rossonerët” 500.8 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm tek Interi është Romelu Lukaku me 90 milionë euro, kurse te Milani është Donnarumma me 30 milionë më pak. 


(Kosova Sot Online)