Zyrtare: Odegaard huazohet në Arsenal

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 14:12
Zyrtare: Odegaard huazohet në Arsenal

Arsenali e ka huazuar mesfushorin sulmues, Martin Odegaard, nga Real Madridi deri në fund të këtij sezoni.

Norvegjezi 22-vjeçar dështoi të zinte vend në skuadrën e Zinedine Zidane këtë sezon, prandaj edhe është huazuar në Londrën veriore.

Ai u kërkua edhe nga Real Sociedadi, klubi në të cilin e kaloi sezonin e kaluar në huazim, dhe lideri i Eredivisie Ajax.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë: “Martin është një lojtar të cilin e njohim të gjithë ne, natyrisht. Edhe pse ende i ri, ai ka kohë që luan në nivelin më të lartë”.

Odegaard mund të debutojë për Arsenalin të shtunën kundër Manchester Unitedit në Premierligë. 

(Kosova Sot Online)