Dukagjini me gjashtë përforcime drejt Superligës

  • S.A /
  • 28 January 2021 - 14:06
Dukagjini me gjashtë përforcime drejt Superligës

Klubi i futbollit Dukagjini e ka marrë me seriozitet synimin e tij për t’u rikthyer në Superligë. Skuadra Gjelbër e Bardhë i ka prezantuar së fundmi gjashtë përforcime, me të cilët do të mundohet të rikthehet në elitën e futbollit kosovar. Dukagjini e mbylli pjesën e parë të sezonit si lider në Ligën e Parë, Grupi A dhe këtë pozitë do të mundohet ta ruajë deri në fund të kampionatit. Më poshtë mund t’i lexoni në detaje përforcimet që i bëri klubi nga Klina: “Marrëveshje është arritur me futbollistin Rinor Kuqi, i cili luan ne pozitën e mbrojtës ne të dy krahët. Rinori sezonin e kaluar ishte pjesë e Onixit nga Banja ndërsa një kohë ishtë edhe tek klubi nga Istogu.

Futbollisti gjakovar Jeton Dushi është përforcimi tjetër i klubit Dukagjini. Mesfushori është rikthyer me ngjyrat bardh e gjelbër. Dushi sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Drenicës nga Skenderaj ndërsa me parë ishte aktivizuar edhe tek Vllaznimi nga Gjakova. Labinot Jashanica i cili vetëm para gjashtë muaj ishte transferuar ne klubin nga Podujeva, KF Llapi. E pastaj ishte huazuar tek Malisheva, ku edhe ishte aktivizuar ne sezonin vjeshtor, është rikthyer ne Klinë dhe ne vazhdim të kampionatit do të jetë nën urdhrat e shtabit teknik të Dukagjinit. Futbollisti Donat Hasanaj i bashkohet klubit Dukagjini ne këtë sezone pranverore. Donati luan ne pozitën e mesfushorit dhe mbrojtës të krahut. Ai ishte pjesë e Prishtinës sezonin e kaluar, ndërsa me parë ishte edhe tek Drita dhe Flamurtari. Edhe një rikthim ne vendlindje, djaloshi talentuar Leorant Marmullaku përsëri me fanellën ku fillojë karrierën e tij. Lali për gjashtë muaj ishte transferuar tek klubi Ballkanit nga Suhareka. Marmullaku luan ne pozitën e mesfushorit anësor. Mesfushori me tipare sulmuese nga Maqedonia e Veriut, Vildan Kerim është bashkuar ne klubin tonë. Kerim është paraqitur ne futbollin Turk, ishte anëtar edhe i klubit FK Skopje. Vildani vitin e fundit është aktivizuar me klubin e Drenicës. Ne ju dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit të Dukagjinit”, ka njoftuar Dukagjini përmes rrjeteve sociale. 

(Kosova Sot Online )