Milani e do Costan tash, në janar

  • S.A /
  • 29 January 2021 - 11:43
Milani e do Costan tash, në janar

Sipas Tuttosport, Milani është duke e konsideruar blerjen e Douglas Costa në janar, pasi Bayern Munich ka vendosur mos ta mbajë atë përgjithmonë pasi e mori në formë huazimi nga Juventusi. Braziliani u kthye në Bayern në formë huazimi, por sipas gazetës klubi e ka njoftuar tashmë Juven se nuk e kanë ndërmend ta blejnë atë. 

Kështu, Milani ka pyetur menjëherë për 30-vjeçarin që ka startuar vetëm në gjashtë ndeshje këtë sezon, ka luajtur 654 minuta në të gjitha garat. Milani e do menjëherë Costan por problemi mbetet paga e tij prej 6 milionë eurove në sezon. Stefano Pioli tashmë ka transferuar Mario Mandzukicin, Soualiho Meïté dhe Fikayo Tomori.

(Kosova Sot Online )