Calhanoglu mposht koronavirusin

  • S.A /
  • 29 January 2021 - 16:17
Calhanoglu mposht koronavirusin

Calhanoglu mposht koronavirusin. Sulmuesi i Milanit, Hakan Calhanoglu ka konfirmuar se ka rezultuar negativ për koronavirus.

Sulmuesi i Rossonerëve është shëruar nga COVID-19 dhe tani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të kërkuara mjekësore para se të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.

Ylli turk postoi një mesazh në Instagram për të konfirmuar se ai ka dalë negativ.

“Unë u ktheva” – ishi përshkrimi i tij.

Mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme në udhëtim ndaj Bolognas.

(Kosova Sot Online )