Zyrtare: Drenica transferon qëndërmbrojtësin e Skënderbeut

  • G.G /
  • 30 January 2021 - 15:55
Zyrtare: Drenica transferon qëndërmbrojtësin e Skënderbeut

Qëndra e mbrojtjes ka qenë reparti me difektoz i Skënderbeut në gjysmën e parë të sezonit, por pavarsisht kësaj nga skuadra e Julian Ahmataj është larguar pikërisht një nga qëndërmbrojtësit me më shumë eksperiencë në orët e fundit, bëhet fjalë për Harallamb Qaqin.

Ai ka lënë korçarët duke u transferuar zyrtarisht te Drenica, kjo edhe për faktin se Qaqi e kishte humbur vendin e titullarit te Skënderbeu gjatë javëve të fundit, ndërkohë që ai ka qenë pjesë e Superligës kosovare edhe sezonin e kaluar.

“Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i Drenicës. Ish-lojtari i skuadrave si Carpi dhe Hellas Verona në Itali, e Laçi , Kukësi, e Skenderbeu së fundmi në Shqipëri, ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.Qaqi është bashkuar mënjëherë me grupin tjetër të lojtarëve dhe do të jetë përforcimi i fundit i klubit për këtë afat kalimtar. 27 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Skenderbeut nga Korça”, lexohet në postimin e Drenicës.

(Kosova Sot Online)