Vinicius Junior i ka ditët e numëruara në Madrid

  • 03 February 2021 - 13:23
Vinicius Junior i ka ditët e numëruara në Madrid

Reali është duke menduar shitjen e Vinicius Junior. Pavarësisht se ka pasur më shumë hapësira, sidomos me lëndime të shumta të Eden Hazard, Vinicius Junior ka shënuar vetëm dy gola në 17 paraqitje në La Liga.

AS raporton se klubi po mendon që ta shndërrojë atë në para që do të ishin të mirëseardhura në këto kohë pandemia që ka prekur shumë klubet për shkak të obligimeve të mëdha, sidomos ndaj futbollistëve që marrin miliona çdo vit.

Edhe Zinedine Zidane nuk beson sipas ‘El Chiringuito’ se Vini do të shndërrohet në yll andaj largimi i tij mund të jetë i pashmangshëm, në njëfarë mënyre për të liruar vend edhe Kylian Mbappes, që luan në po të njëjtin pozicion.

Në total, Vini që po luan sezonin e tretë me Realin, ka bërë 94 paraqitje dhe ka shënuar 12 gola.

Reali ka vendosur që të mos shpresojë më te Vini dhe se zgjidhja e vetme për të rikthyer buzëqeshjen sikur në kohën e Cristiano Ronaldos, është blerja e Kylian Mbappe, njeriu që shihet se do të dominojë në botën e futbollit vitet e ardhshme. 

(Kosova  Sot Online )