Reali uron ‘golashënuesin më të mirë në histori’ – Cristiano Ronaldo

  • S.A /
  • 03 February 2021 - 12:26
Reali uron ‘golashënuesin më të mirë në histori’ – Cristiano Ronaldo

Real Madridi i ka dërguar një mesazh urimi ish-numrit 7, Cristiano Ronaldo, i cili është bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.

Superylli i Juventusit i shënoi edhe dy gola të tjerë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit, duke iu hakmarrë kështu Nerazzurrëve për humbjen në Serie A.
Në këtë mënyrë, ai e ka ngritur në 763 numrin e golave në karrierë dhe Marca ka raportuar se ish-sulmuesi i Los Blancos ka shënuar më shumë gola se çdo futbollist tjetër. Dhe për këtë arritje ka reaguar Reali përmes një postimi duke e uruar Ronaldon: “Golashënuesi më i mirë në histori të klubit tonë dhe tash në botën e futbollit. Urime, Cristiano”. 

Megjithatë, diskutimi është duke vazhduar prej se Ronaldo i theu të gjitha rekordet gjatë muajit janar. Derisa shifrat zyrtare janë ndryshe dhe sipas tyre, Josef Bican ka shënuar vetëm 759 gola, Federata Çeke e Futbollit ka reaguar duke thënë se ai ka shënuar 851 gola. Në anën tjetër, Pele disa javë më parë kishte përditësuar të dhënat e tij duke deklaruar se ka shënuar 1.283 gola gjatë karrierës si futbollist. 

(Kosova Sot Online )