Cristiano Ronaldo deri më 2023

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 12:29
Cristiano Ronaldo deri më 2023

Juve nuk do ta lëshojë Cristiano Ronaldon.

Sipas mediave në Itali, Zonja e Vjetër ka nisur punën për të rinovuar kontratën me CR7 deri më 2023.

Ronaldo do të mbushë 36 vjet nesër dhe “Tuttosport” raporton se portugezi është zemra e projektit të Andrea Pirlos.

Ai po shkëlqen edhe këtë edicion përkundër moshës, ka shënuar 22 gola në 23 paraqitje në të gjitha garat.

Kontrata aktuale e CR7 me Juven skadon në qershor të vitit 2022, por drejtuesit e klubit duan që tani ta blindojnë të paktën deri më 2023.

Për tri sezone, CR7 ka bërë 112 paraqitje me Juven, ka shënuar 87 gola. 

(Kosova Sot Online)