“Reali duhet ta shesë Hazardin”

  • S.A /
  • 04 February 2021 - 16:08
“Reali duhet ta shesë Hazardin”

Është koha që Eden Hazard të largohet nga Real Madridi. Kështu mendon Dimitar Berbatov, legjenda e Manchester United. Hazard ka vuajtur me lëndime që kur u transferua në Madrid nga Chelsea në verën e vitit 2019. Për dy sezone, ai ka bërë vetëm 35 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola. “Real Madrid duhet të konsiderojë shitjen e tij”, tha Berbatov. “Ai ka pasur shumë dëmtime që kur arriti në Spanjë dhe kjo e ka penguar atë të tregojë atë futboll të shkëlqyeshëm që kishte në Chelsea. Nëse do të ishte diçka e rrallë… por kur një lojtar dëmtohet përsëri dhe përsëri dhe atëherë kur pret se është shëruar, del diçka tjetër, kjo është një shenjë se ekziston ndonjë problem tjetër që e prek atë”.

“A do të jetë ai në gjendje të rifitojë atë formë që kishte dhe të tregojë se paratë që Real Madrid investoi ishin vendimi i duhur? Është e vërtetë që Hazard sapo ka mbushur 30 vjeç dhe se ai mund të ketë akoma kohë ëpër të dhënë shumë, por kjo pyetje është e duhura. Çelësi i vërtetë në të gjithë këtë gjë dhe tani përgjigja është ‘jo’. Hazard ende nuk ka dëshmuar asgjë deri sot dhe nuk do të ishte një befasi nëse ai mund të largohet në verë”, shtoi ish-sulmuesi i Manchester United. 

(Kosova Sot Online )