Lexoni edhe:
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Arben Fagu
Është e vështirë t’i urosh diçka, ashtu siç duhet të jetë shumë e ndërlikuar të vendosësh se çfarë t’i dhurosh. Çfarë mund të dëshirosh më shumë për dikë që ka fituar 5 Champions League, po kaq Topa të Artë, 4 Botërorë për Klube, 7 tituj kampion të fituar në 3 ligat më të rëndësishme europiane (Premier League, La Liga dhe Seria A …, ka shënuar 763 gola në karrierë, duke u përfshirë mes futbollistëve rekordmenë Pelé, Bican dhe Romario.
Fjalët për arritjet e CR7 nuk mbarojnë kurrë.
Sigurisht që ai ndihet shumë më i ri se 36 vjeç dhe tashmë po bisedon me Juventusin për të zgjatur kontratën. Urimet më të shumta ndoshta janë ato që vijnë nga Spanja, me “As” që analizon dy sezonet e fundit të Realit pa portugezin në organikë: “Los blancos” kanë shënuar (në dy sezonet e fundit) në total 175 gola, ndërsa në dy të mëparshmit, me CR7, (2016 -2017 dhe 2017-2018), arritën shifrën 300 gola (173 + 127).
Në dy sezone e gjysmë me Juventusin, Cristiano ka shënuar 87 gola. Në të parin ai arriti ta çonte topin në rrjetë 28 herë, të dytin e mbylli me 37 finalizime. Në aktualin, më gjysmë të rrugës, ka shënuar 22 herë.
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Arben FaguLexoni edhe:
Me pak fjalë, Ronaldo thjesht duhet të mbajë këtë ritëm.
Ndoshta mund të fitojë një tjetër “Top të Artë” (për të arritur Messin) ose një tjetër Champions League, për t’u bërë i vetmi, bashkë me Genton (Real Madrid), që e fiton 6 herë trofeun me veshë të mëdhenj.
(Kosova Sot Online )