Anulohen ndeshjet e sotme në Eredivisie

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 10:18
Anulohen ndeshjet e sotme në Eredivisie

Në kampionatin holandez sot nuk do të ketë ndeshje, ndërsa të gjitha sfidat e parapara janë anuluar.

Ky vendim vjen pasi Instituti Meteorologjik i Holandës ka dhënë ‘alarmin e kuq’ për një stuhi të madhe të dëborës.

Këtë e ka bërë të ditur federata holandeze përmes një komunikate.

“Përkundër faktit që luhet pa tifozë, në rast të motit ekstrem, lojtarët dhe të tjerët që duhet të vijnë në stadium dhe kushtet nëpër fusha për të qenë në gjendje të luajnë futboll gjithmonë duhet të merren parasysh”, u tha në komunikatën e Federatës.

Ndëshjet që u anuluan janë: Ajax – FC Utrecht, FC Groningen – Feyenoord, Willem II – ADO The Hague dhe VVV-Venlo – Sparta Rotterdam.

Federata Holandeze e futbollit njoftoi se ndeshjet e anuluara do të ricaktohen së shpejti. 

(Kosova Sot Online)