Ibrahimovic mesazh Milanit për kontratën

  • S.A /
  • 08 February 2021 - 08:44
Ibrahimovic mesazh Milanit për kontratën

A i dërgoi Zlatan Ibrahimovic mesazh drejtorëve të Milanit që ai është gati për të nënshkruar kontratë të re me skuadrën pasi që shënoi dy gola kundër Cortones?

39 vjeçari shënoi dy gola në San Siro në fitoren 4-0 të Milanin duke u rikthyer përsëri në krye të Serie A.

Pas golit të dytë, ai është zënë nga kamera duke bërë gjeste drejt tribunave ku ishin drejtorët e klubit, përfshi Paolo Maldinin dhe Ricky Massaran.

Ibrahimovic lëviz gishtin rreth sikur të thotë “edhe një tjetër” pastaj valëvit një gisht përcjell me dy, ndoshta duke dhënë sinjal edhe për numrin e golave që ka shënuar këtë ndeshje.

Sky Sport Italia e ka interpretuar këtë si një mesazh që ai dëshiron edhe një vit tjetër kontratë apo edhe dy, pasi kjo e fundit atij i skadon në fund të sezonit.

Ai ende po shënon, në këtë sezon ka shënuar 14 gola në 11 paraqitje në Serie A kurse, 17 në të gjitha ndeshjet. 

(Kosova Sot Online )