Lukaku dëshiron ta sfidojë “mallkimin” Juventus

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 22:08
Lukaku dëshiron ta sfidojë “mallkimin” Juventus

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku po shikon të shënojë golin e parë kundër Juventusit në një gjysmëfinale vendimtare për finale të Kupës së Italisë që do të zhvillohet nesër në Allianz Stadium të Juventusit

Belgu ishte i suspenduar në ndeshjen e parë në Giuseppe Meazza javën e kaluar ku zikaltrit humbën me rezultat 2-1 nga skuadra e Andrea Pirlos.

Lukaku ka shënuar 20 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por ka dështuar që të shënojë kundër Juventusit në Serie A në fillim të janarit.

27 vjeçari kurrë nuk ka shënuar një gol kundër Zonjës së Vjetër në karrierën e tij.

Ai ka luajtur katër ndeshje kundër kampionëve të Serie A deri me tani, tri me Inter dhe një me Manchester United.

Ai i ka humbur tri prej tyre dhe të vetmen që e ka fituar është ajo ndeshja e luajtur në janar ku zikaltërit fituan me rezultat 2-0 duke ju falënderuar golave nga Arturo Vidal dhe Nicolo Barella.

Lukaku ishte afër kalimit në Juventus në verën e vitit 2019 , por një marrëveshje shkëmbimi me Paulo Dybala nuk u jetësua me belgun që më vonë ju bashkua Interit nga Manchester United. 

(Kosova Sot Online)