Juventus vs Inter, formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 12:46
Juventus vs Inter, formacionet e mundshme

Juventus kundër Interit, për herë të tretë brenda tre javëve, por këtë herë do tw luhet në Torino.

Në një kohë kur i përgjigjen njëra-tjetrës goditje pas goditjeje në distancë në kampionat, bardhezinjtë dhe zikaltrit kthehen në fushë në “Allianz Stadium”, për ndeshjen kthyese në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra e Andrea Pirlos e nis e favorizuar këtë takim pas triumfit 2-1 në “San Siro” me golat e Cristiano Ronaldo, derisa Interi ende beson se me Antonio Conten, mund të përmbysin gjithçka.

Fituesi i këtij dueli, në finale do të ketë punë me fituesin e përballjes Atalanta VS Napoli.

Te Juve, në mbrojtje pritet të startojnë Matthijs de Ligt dhe Merih Demiral, derisa në anën e Interit nga minuta e parë mund të hidhet në fushë Christian Eriksen në vend të Arturo Vidal.

Formacionet e mundshme Juventus-Inter:

Juventus (4-2-3-1): Buffon; Cuadrado, Demiral, De Ligt, Danilo; Bentancur, Rabiot; Bernardeschi, Kuluseveski, Chiesa; Cristiano Ronaldo.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Darmian; Lukaku, Lautaro.

(Kosova  Sot Online )