Grumbullohet Kombëtarja e Kosovës

  • 09 February 2021 - 13:17
Grumbullohet Kombëtarja e Kosovës

Sot do të bëhet grumbullimi i parë i Kombëtares A në basketboll.

Stërvitja e parë do të zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për të vazhduar edhe ditën e mërkurë në orarin e njëjtë, e më pas do të fillohet me stërvitje intensive.

Për shkak të rregullave të masave anti-Covid 19, në grumbullime do të jenë vetëm stafi teknik i Përfaqësueses dhe lojtarët, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kosova A më 18 shkurt do të ballafaqohet me Luksemburgun, kurse më 20 shkurt me Sllovakinë.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë, ashtu siç të gjitha takimet e Grupit B parakualifikues për Botërorin 2023.

Siç është raportuar më parë të gjitha ndeshjet e Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë, që do të jetë mikpritëse e ‘Bubble’, një ngjarje shumë e rëndësishme për basketbollin e Kosovës.

Në këtë grup, Islanda është lidere me tri fitore dhe një humbje, nga dy fitore kanë Kosova dhe Sllovakia, kurse Luksemburgu ndodhet në vendin e fundit me një fitore dhe tri humbje.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )