Jeta e një gjyqtari: Oliver u detyrua ta largonte familjen nga shtëpia pas ndeshjes Real Madrid-Juventus

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 15:50
Jeta e një gjyqtari: Oliver u detyrua ta largonte familjen nga shtëpia pas ndeshjes Real Madrid-Juventus

Historia e gjyqtarit Mike Dean po trondit futbollin anglez. Arbitri i njohur ka marrë kërcënime me vdekje pas disa vendimeve të marra në ndeshjen midis West Ham dhe Fulhamit, veçanërisht për kartonin e kuq ndaj mesfushorit të “Hammers”, Tomas Soucek, dhe ka kërkuar që të mos arbitrojë në Premier League fundjavën e ardhshme. Mbi këtë temë ka ndërhyrë një tjetër gjyqtar anglez, Mark Clattenburg, i cili nëpërmjet një letre të botuar nga “Daily Mail” e përshkroi ditën e tij si “një jetë mes frikës”. “Jam mësuar të marrë letra në shtëpinë time. Kishte fyerje dhe kërcënime të ndyra”.

Më pas ai tregon një anekdotë: “Arbitri Michael Oliver duhej të transferonte familjen e tij nga shtëpia pas ndeshjes së Championsit së vitit 2018 mes Juvetusit dhe Real Madridit, rezultati i së cilës eliminoi bardhezinjtë.” Oliver dhe bashkëshortja e tij, Lucy, gjithashtu një gjyqtare futbolli, u fyen dhe u kërcënuan me vdekje nga tifozët, të cilët lëshuan të gjithë tërbimin e tyre në rrjet. Ata ishin të zemëruar kundër “bilbilit”, që në minutën e 93-të i dha Real një penallti, e shndërruar më pas në gol nga Cristiano Ronaldo, fimalizim që eliminoi Juven. Pas garës, Gigi Buffon, i përjashtuar me karton të kuq për protesta, kritikoi rëndë gjyqtarin, duke e akuzuar madje se kishte “një kazan plehrash në vend të zemrës”.

(Kosova Sot Online )