Keanit ‘i mungon’ Serie A

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 07:47
Keanit ‘i mungon’ Serie A

Sulmuesi i PSG-së dhe Italisë, Moise Kean ka pranuar se ende i shikon ndeshjet e Juventusit, por insiston se është shumë i lumtur në PSG

20 vjeçari i është bashkuar PSG-së si huazim nga Evertoni në verën e kaluar.

Ai ka shënuar 14 gola në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe Carlo Ancelotti ka pranuar se sulmuesi i Italisë mund të blihet nga Parisi në fund të sezonit.

Kean shënoi edhe golin e fitores se PSG-së kundër Caen në Kupën e Francës mbrëmë dhe pas ndeshjes tha se ai ende i përcjell ndeshjet e ish klubit të tij Juventus.

“Futbolli italian ka një kampionat të mirë”, tha ai pas ndeshjes.

“Ndonjëherë më mungon, ndonjëherë i shikoj ndeshjet e Juventusit, mahnitëm shumë kur shikoj futboll italian”.

“Por, unë jam këtu në PSG”. 

(Kosova Sot Online)