Po “shpërbëhet” Reali

  • S.A /
  • 12 February 2021 - 09:15
Po “shpërbëhet” Reali

Po e mendon largimin edhe Karim Benzema.

Sulmuesi francez nuk është me nxitim për të rinovuar kontratën me Real Madridin pasi dëshiron të shoh se deri ku mund të shkojë trupi i tij, dhe vetëm nëse performon në nivele të larta, atëherë do të qëndrojë.

Francezit i skadon kontrata në vitin 2022, por vazhdon të jetë lojtar kyc në skuadrën e Los Blancos.

Varja e atleteve te klubi i fëmijërisë, Lyon, mbetet një opsion për 33-vjeçarin.

Reali duket në krizë, pasi edhe të tjerë lojtarë, që dikur ishin ikona dhe dhanë gjithçka për fanellën e bardhë – janë rrugës për t’u larguar.

Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Isco, janë disa futbollistë që mund të ndërrojnë ambient në verë. 

(Kosova Sot Online )