Lexoni edhe:
Kandidatët e PDK’së dhe LDK’së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
E ardhmja e Kylian Mbappés është bërë temë e të gjitha mediave franceze.
Reprezentuesi francez aktualisht është një nga njerëzit e momentit në botën e futbollit pas het-trikut të tij në Camp Nou dhe e ardhmja e tij mbetet një enigmë edhe për vetë lojtarin.
Në një intervistë me programin Radio Tot Costa de Catalunya, Mauricio Pochettino siguroi që PSG ka gjithçka për ta mbajtur Mbappen.
Kandidatët e PDK’së dhe LDK’së që kanë siguruar ulëse në KuvendLexoni edhe:
“PSG mund t’i japë Mbappés të gjitha mjetet për të qenë i lumtur. Mendoj se është një çështje që do të sqarohet së shpejti”, theksoi argjentinasi.
Raportohet se Liverpooli dhe Real Madridi e duan futbollistin, por duket se Mbappe do të vazhdojë t’i besojë projektit të PSG-së.
(Kosova Sot Online )