Pochettino tregon çfarë diskutuan me Messin!

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 14:42
Pochettino tregon çfarë diskutuan me Messin!

Asnjë fjalë tjetër përveç “përshëndetje dhe lamtumirë”.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka mohuar aludimet e mediave pas takimit të tyre në “Camp Nou” pas ndeshjes së Barcelonës dhe Parisin.

Ata u përshëndeten menjëherë në fund të takimit dhe thashethemet u rritën edhe më shumë për një transferim të mundshëm të Lionel Messit te Paris Saint Germain.

Sido që të jetë, Pochettino thotë se asgjë nuk u diskutua për të ardhmen e futbollistit.

“Me Messin vetëm kemi thënë përshëndetje dhe lamtumirë, nuk kemi folur për të ardhmen e tij”, u shpreh Pochettino. 

(Kosova Sot Online)