5 të infektuar me koronavirus në skuadrën e Interit

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 14:32
5 të infektuar me koronavirus në skuadrën e Interit

Interi ka njoftuar se drejtorët e vet, Beppe Marotta, Alessandro Antonello dhe Piero Ausiolio, janë infektuar me COVID-19.

Në një komunikatë për media, klubi zikaltër konfirmoi se drejtorët Marotta dhe Antonello, drejtori sportiv Ausilio dhe avokati Cappellini kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

Po ashtu, pozitiv ka dalë edhe një anëtar i stafit teknik, por klubi nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.

“Pas testimeve të fundit, Interi njofton se kanë dalë pozitivë në testin për COVID-19 dy drejtorët Alessandro Antonelli dhe Giuseppe Marotta, drejtori sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik”, njofton Interi.

Interi shtoi tutje se të gjithë të infektuarit në fjalë janë duke i ndjekur procedurat dhe protokollin mjekësor.

(Kosova Sot Online)