Lexoni edhe:
Fjalët e para të Tiger Woods pas aksidentit të tmerrshëm me makinë
Zlatan Ibrahimovic pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Milanit kundër Udineses në Serie A, por do t’iu nënshtrohet disa testeve mjekësore sot për ta mësuar gjendjen e kofshës së majtë. Sulmuesi veteran e pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë në fitoren e Milanit 2:1 kundër Romës të dielën në Stadiumin Olimipik. Ai u zëvendësua kah mesi i pjesës së dytë dhe e la fushën duke çaluar.
Fjalët e para të Tiger Woods pas aksidentit të tmerrshëm me makinëLexoni edhe:
Ai rrezikon të mungojë kundër Undineses por për ta mësuar këtë do të krye teste mjekësore sot gjatë ditës.
Trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli tha se Ibrahimovic bashkë me Ante Rebic dhe Hakan Calhanoglu pësuan dëmtime muskulore kundër Romës. “Të gjithë pësuan probleme muskulore dhe për momentin duket sikur kanë të bëjnë me lodhjen, por do ta shohim nesër pas testeve mjekësore”, tha Pioli.
(Kosova Sot Online )