Reali s’ka vend për gabime

  • S.A /
  • 01 March 2021 - 15:55
Reali s’ka vend për gabime

“Los Blancos” do ta kërkojnë sonte fitoren ndaj Real Sociedadit të Adnan Januzajt për t’iu afruar rivalëve për titull të kampionit në La Liga. Real Madridi dhe Real Sociedadi do ta mbyllin sonte xhiron e 25-të të kampionatin spanjoll. “Los Blancos” nuk kanë më vend për gabime nëse duan ta ndjekin titullin e kampionit në La Liga.

“Mbretërit” i kanë të domosdoshme tri pikët duke e pasur parasysh se rivalët Atletico dhe Barcelona i fituan duelet përkatëse në fundjavë. Aktualisht, Reali është i treti në tabelë, 6 pikë prapa liderit, Atletico Madrid dhe një pikë prapa Barçës. Nga ana tjetër, edhe Adnan Januzaj me shokë po e bëjnë një sezon pozitiv dhe sonte do ta kërkojnë së paku një pikë. Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Real Sociedadit do të fillojë në orën 21:00.

(Kosova Sot Online )