Tifozët nga Suhareka vërejtje Bledi Shkëmbit: “Nuk duam eksperimente”

  • A.P /
  • 01 March 2021 - 18:42
Tifozët nga Suhareka vërejtje Bledi Shkëmbit: “Nuk duam eksperimente”

Bledi Shkëmbi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën si trajner i Ballkanit. Në katër ndeshjet e stinorit pranveror, ai ka regjistruar dy fitore një barazim dhe një humbje, duke ngecur aktualisht dy pikë prapa Dritës. Ballkani gjithashtu u eliminua nga Llapi në kuadër të Kupës së Kosovës.

Kjo nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”. Kryetari i tifo grupit nga Suhareka, Korab Elshani postoi një fotografi së bashku me tifozin legjendar, Kobën.

Elshani tha se së bashku me Kobën u pajtuan që trajnerët duhet të shkojnë në shtëpi sepse Suhareka jeton për sport. Ai gjithashtu shkroi se si tifogrup nuk kanë kohë me humb duke pritur eksperimente.

(Kosova Sot Online)