Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

  • A.P /
  • 01 March 2021 - 19:37
Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi Shkëmbit te Ballkani të mos rezultojë e suksesshme aq sa ishte menduar.

Aktualisht, Ballkani ngec dy pikë prapa Dritës, duke e humbur lidershipin që e kishin fituar javën e kaluar.

Kjo ka nxitur reagime edhe nga tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”. Kryetari i tifo grupit nga Suhareka, Korab Elshani postoi një fotografi së bashku me tifozin legjendar, Kobën.

Elshani tha se së bashku me Kobën u pajtuan që trajnerët duhet të shkojnë në shtëpi sepse Suhareka jeton për sport. Ai gjithashtu shkroi se si tifogrup nuk kanë kohë me humb duke pritur eksperimente.

Krejt në fund, ai kishte shkruar: “MunishiBack”, duke lënë të nënkuptohet se po kërkohet rikthimi i Ismet Munishit te Ballkani.

(Kosova Sot Online)