De Ligt ishte në formacion për ndeshjen që Juve po e zhvillon me Spezian, por pse s’po luan?

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 22:09
De Ligt ishte në formacion për ndeshjen që Juve po e zhvillon me Spezian, por pse s’po luan?

Nuk kanë të ndalur telashet me dëmtime te Juventusi.

Vetëm pak minuta para ndeshjes me Spezian, është ndalur edhe qendërmbrojtësi holandez, Matthijs De Ligt.

Ky i fundit ishte planifikuar të luajë titullar ndaj skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Italiano dhe doli në terrenin e “Allianz Stadium” për të bërë nxehjen e zakonshme, por një problem muskulor e ka detyruar të ulet në pankinë pa filluar ende ndeshja.

Dëmtimi i holandezit shton telashet për Andrea Pirlon, që nuk ka në dispozicion as dy qendërmbrojtësit e tjerë Leonardo Bonucci e Giorgio Chiellini, të cilët janë gjithashtu të dëmtuar dhe mungojnë prej disa ditësh.

Në vendin e De Ligt në mbrojtje është aktivizuar i riu Frabotta, që po luan në krahun e majtë dhe braziliani Alex Sandro i është bashkuar treshes së qendrës me Demiral e Danilon, teksa po mban edhe shiritin e kapitenit në krah. 

(Kosova Sot Online)