Milani do fitore për t’ju afruar Interit

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 14:58
Milani do fitore për t’ju afruar Interit

“Rossoneri” synojnë ta mposhtin sonte Udinesen dhe t’i afrohen përkohësisht liderit të Serie A në vetëm një pikë

Milani është i vendosur ta mposht sonte Udinesen për ta shtuar presionin ndaj liderit të Serie A, Inter.

Aktualisht, “Rossoneri” i kanë katër pikë më pak se rivalët e qytetit.

Andaj, me një fitore eventuale ndaj ekipit Bardhezi, Kuqezinjtë do t’i afroheshin kreut në vetëm një pikë, edhe pse “Zikaltrit” do të kishin një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ekipi i Stefano Piolit do t’i hyjë ndeshjes me Udinesen me disa mungesa, përfshirë këtu edhe ato të Ibrahimovic e Calhanoglu.

Sidoqoftë, për shtatë herë kampionin evropian kjo është një fazë vendimtare e sezonit dhe nuk ka më vend për gabime nëse e kërkon titullin e kampionit.

Nga ana tjetër, Udinese di të jetë gjithmonë ekip i përshtatshëm dhe do të kërkojë pikë në San Siro.

Ndeshja në mes të Milanit dhe Udineses do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45. 

(Kosova Sot Online)