Talenti i PSG-së pozitiv me COVID-19 një javë para përballjes me Barcelonën

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 17:04
Talenti i PSG-së pozitiv me COVID-19 një javë para përballjes me Barcelonën

Moise Kean ka rezultuar pozitiv me COVID19 një javë para ndeshjes së kthimit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka konfirmuar klubi në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale.

PSG njofton se ai s’ka udhëtuar me skuadrën për sfidën me Bordeaux dhe është dërguar menjëherë në shtëpi, në vet-izolim.

Ai me shumë mundësi do të humbasë sfidën e javës së ardhme që PSG do ta zhvillojë me Barçën.

(Kosova Sot Online)