Cikalleshi pas golit: “Për pak dhe shtyllë me kokë”

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 18:37
Cikalleshi pas golit: “Për pak dhe shtyllë me kokë”

Sokol Cikalleshi ka vazhduar me formën e mirë në Turqi.

Ai e ka ndihmuar skuadrën e tij, Konyaspor, që të marrë një pikë në udhëtim te Istanbul Basaksehir.

Cikalleshi shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 79’, pas një asisti nga ana e mesfushorit 24-vjeçar nga Kosova, Zymer Bytyqi.

Por, Konyaspor nuk arriti të ruajë epërsinë dhe në minutën e 85’, vendasit barazuan gjithçka me anë të ish sulmuesit të Chelseat, Demba Ba.

“Sot goli me kokë, për pak dhe shtyllë me kokë. Faleminderit Zot, faleminderit Konyaspor, vazhdojmë përpara të bashkuar”, shkroi ai në Instagram. 

(Kosova Sot Online)