Dita kur Ferdinand mbrojti Cristianon nga brutaliteti i Van Nistelrooy

  • A.P /
  • 03 mars 2021 - 23:30
Dita kur Ferdinand mbrojti Cristianon nga brutaliteti i Van Nistelrooy

Rio Ferdinand kujton një episod që ndodhi, kur ai po luante për Manchester United.

Protagonistët ishin Cristiano Ronaldo dhe Ruud van Nistelrooy.

Një moment tensioni mes të dyve, në të cilin ish-mbrojtësi anglez duhej të ndërhynte.

Ai u pozicionua në favor të portugezit, një nënshkrim i ri i klubit nga “Old Trafford”.

“Ishte një vit i çmendur te Manchester United, atmosfera në stërvitje mund të nxehej sa hap e mbyll sytë. Gjithmonë kishte shumë testosteron në ajër, mendoj se kështu është në të gjitha klubet. Po, e kam kaluar shumicën e kohës sime në stërvitje duke bërtitur, – shpjegoi Ferdinand. – Një herë ndodhi një episod me Ruud van Nistelrooy. Ai goditi Cristiano Ronaldon dy herë dhe e lëndoi në tendinën e Akilit. Kur Ruud kishte topin, unë vrapova tek ai dhe e godita fort.

I thashë: Çfarë po bën? Pse po e godet atë? Ruud deshi të vijonte përleshjen me të, ndaj pjesa tjetër e lojtarëve duhej të ndërhynin. Në fund asgjë nuk ndodhi. Kjo ishte mënyra ime për të qenë prezent në stërvitje. Mendova: Ai është një djalë i ri, i vetëm në Angli, çfarë po bën? Ruud ishte një kafshë, një lojtar brutal, sulmuesi më i mirë me të cilin kam luajtur”.


(Kosova Sot Online)