Barcelona e përmbysjeve, kualifikohet n’finale

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 23:56
Barcelona e përmbysjeve, kualifikohet n’finale

Barcelona është finalisti i parë në Copa del Rey.

Katalunasit, që kishin humbur 2-0 sfidën e parë nga Sevilla, luftuan për përmbysjen historike dhe kualifikimin që nga minuta e parë, dhe në fund e arritën.

Natyrisht, heroi i kësaj nate mund të konsiderohet Gerrard Pique, pasi në minutën e 94’, kur rezultati ishte 1-0 me golin e Ousmane Dembele, kapiteni i Barcelonës doli në skenë duke shënuar golin për 2-0, të barazimit në këtë eliminatore, për ta dërguar sfidën në vazhdime.

Pak para golit për 2-0, Sevilla mbeti me një lojtar më pak, Fernando u përjashtua me të kuq.

Këtë e shfrytëzuan shumë mirë vendasit në minutën e 95’, përmes Martin Braithwaite, gjetën golin për 3-0 dhe pas 120 minutave lojë, arritën të kualifikohen në finale.

Heroi i kësaj nate mund të konsiderohet edhe Andre ter Stegen, që në minutën e 73’, priti penalltinë e Lucas Ocampos.

Barça e arriti përmbysjen e madhe dhe tani do të presë në finale fituesin që do të dali nga dueli Levante vs Athletic Bilbao. 

(Kosova Sot Online)